Hidro Mentori shpk
Statusi ligjor: Kompania me përgjegjësi të kufizuar
Numri i identifikimit NIPT: L11703004N
Zotërues i kompanisë: Mentor Kadrijaj
Hidro Mentori shpk është një kompani private që filloi aktivitetin e saj në vitin 2005 në Kosovë dhe në vitin 2011 në Shqipëri. Aktiviteti kryesor i kompanisë është importimi dhe shpërndarja e produkteve cilësore sipas standardeve moderne për furnizimin me ujë dhe kanalizimet në Kosovë dhe tregun shqiptar. Hidro Mentori u krijua si domosdoshmëri e tregut shqiptar për produkte cilësore me standarde perëndimore për ndërtimin e sistemeve të sigurta dhe afatgjata për furnizimin me ujë dhe kanalizimet.
Qëllimi kryesor i kompanisë është të ofrojë për tregun e Kosovës dhe Shqipërinë produktet me cilësi perëndimore me çmime konkuruese dhe mbështetje teknike për klientët tanë në ndërtimin e sistemeve të sigurisë së lartë të ujit dhe kanalizimit. Qëllimi ynë është të ofrojmë në tregun tonë produktet me cilësi më të lartë me çmime konkuruese dhe me përkrahje teknike për të arritur kënaqësinë e klientëve tanë.